Vizitë nga Albin Kurti
29 May 2018

Vizitë nga Albin Kurti

Në pesë gjuhë të ndryshme, atë Angleze, Gjermane, Frënge, Italiane e Daneze, kompania evroTarget L.L.C veprimtarinë e saj e ka të fokusuar në dy fusha: të energjisë dhe komunikimit.

Kompani e krijuar në vitin 2011, me vajza e djem mirë të shkolluar brenda e jashtë vendit, sot kjo kompani ka rreth 200 punëtorë. Drejtori Hamdi Malushaj së bashku me menaxherin Artan Bajrami më njoftuan nga afër për projektet, sfidat dhe rezultatet që i ka kompania e tyre.

Në shtetin tonë me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kompanitë si evroTarget do të përkrahen që t'iu rritet numri i punëtorëve. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore punësojnë më së shumti e mbështeten më së paku. Kjo duhet të ndryshojë